Studimi Vizitat e Klientit Misterioz një platformë vlerësimi për të përmirësuar shërbimet publike me në qendër qytetarin u krye nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen e AMSHC (Agjensia për mbështetjen e Shoqërisë Civile) dhe bashkëpunimin e ngushtë me Ministren e Inovacionit dhe Administratës Publike, në periudhën kohore Shtator 2016 - Dhjetor 2016.
Studimi Pandëshkueshmëria si Perceptim dhe Eksperiencë e Qytetarëve Shqiptare u krye nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) në periudhën kohore Tetor 2016 - Janar 2017. Studimi u mbështet si teknikisht, ashtu edhe financiarisht nga Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS). Ky studim bazohet në një Anketë Kombëtare me 1200 persona me moshë 16 vjeç e lart (nga të cilat 200 vetëm për të rinjtë nga 16 - 24 vjeç).
Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), filloi punën në terren për studimin Vlerësimi i Situatës së Qeverisjes Vendore në 20 bashkitë e jugut (Loti 3). Gjatë muajit Dhjetor 2016, e më konkretisht në datat 12- 23 Dhjetor, u punua në terren dhe u realizuan në secilën prej bashkive
Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), u shpall fitues në thirrjen për propozime të hapur nga PNUD për Vlerësimin e Situatës së Qeverisjes Vendore në një grup të zgjedhur bashkish, Loti 3: Kavajë, Divjakë, Lushnje, Fier, Patos, Mallakastër, Memaliaj, Tepelenë, Gjirokastër, Përmet, Këlcyrë, Libohovë, Dropull, Sarandë, Finiq, Konispol, Himarë, Selenicë, Vlorë.
Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) organizoi sot në ambientet e Hotel Tirana International eventin lançues të projektit për Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion në Legjislacionin Shqiptar. Projekti mbështetet nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri.Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) paraqiti sot hapat e parë të nismës për të përgatitur një sistem për vlerësimin e hapësirave për korrupsion në legjislacionin shqiptar dhe për të krijuar një grup ekpertësh vendas, të cilët do të jenë të aftë ta bëjnë këtë vlerësim e të rekomandojnë ndryshimet përkatëse në legjislacion në disa fusha prioritare për zhvillimin e vendit.