Ndër vite dhe pas disa projekteve të zbatuara në mënyrë të suksesshme, IDRA ka qënë gjithmonë mes OJQ-ve lidere për të promovuar demokracinë dhe mirëqeverisjen në Shqipëri. IDRA ka ofruar një përvojë të madhe në reformat e sektorit publik dhe strategjive anti-korrupsion. Në projekete specifike, puna e kryer nga IDRA është fokusuar terësisht, apo pjesërisht në mbështetjen e një administrate publike transparente, efektive, si dhe të përgjegjshme, si dhe në promovimin e sundimit të ligjit. Me rritjen e rolit të shoqërisë civile në Shqipër, puna e IDRA’s është dalluar në ndërtimin e koalicioneve dhe promovimin e qytetarëve në qeverisje; kryesimi i aktiviteteve anti-korrupsion; luajtja e një roli proaktiv në debatet mbi politikat publike; informimi dhe edukimi i publikut; trajnimi i administratës publike; hartimi i studimeve dhe raporteve, si dhe mbështetja për eliminimin e pengesave administrative; etj.
Përsa i përket qeverisjes lokale, IDRA ka qënë jo vetëm mes partnerëve kryesorë lokal të projekteve të USAID të zbatuara ndër vite në Shqipëri, por gjithashtu ka zbatuar në mënyrë të suksesshme disa projekte të vetat. Puna ka përfshirë asistence teknike në thellimin e proçesit të decentralizimit; fuqizimi i qytetarëve dhe rritja e pjesëmarrjes në qeverisjen lokale; përmirësimi i aftësisë dhe kapaciteteve të qeverive lokale për tu bërë adminsitratore më të mira; matja e perfomancës përmes sondazheve të opinioit; rritja e transparencës si dhe përfshirja e qytetarëve; lehtësimi i dialogut midis qeverive, biznesit dhe përfaqësuesit e donatorëve; etj. Kjo përvojë, ka ndihmuar IDRA-n që të rritet si një OJQ inovatiore, si dhe të fuqizojë kapacitetet e saj hulumtuese.
Puna e IDRA mbi Rritjen Ekonomike dhe Mjedisin e Biznesit është…. Specifikisht kontributi I IDRA’s qëndron tek hulumtimi i proçedurave të qeverisë për të reduktuar shanset për korrupsion; matja dhe vlerësimi, përmes sondazheve sistematike, të impaktit të ndryshimeve, si dhe mjedisi i biznesit të cilat më pas përdoren nga donatorët ndërkombëtare për të kanalizuar asistencën drejt Shqipërisë; publikimi I librave periodic mbi taksat dhe proçedurat e prokurimit publik; mbështetja direkte për biznesin eksportues përmes ndërtimit të faqeve online për të konkurruar më mirë në tregun vendas dhe atë të huaj; etj.