Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IKAZH) organizoi sot në ambientet e Hotel Tirana International eventin lançues të projektit për “Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion në Legjislacionin Shqiptar”. Projekti mbështetet nga Ambasada Hollandeze në Shqipëri.Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IKAZH) paraqiti sot hapat e parë të nismës për të përgatitur një sistem për vlerësimin e hapësirave për korrupsion në legjislacionin shqiptar dhe për të krijuar një grup ekpertësh vendas, të cilët do të jenë të aftë ta bëjnë këtë vlerësim e të rekomandojnë ndryshimet përkatëse në legjislacion në disa fusha prioritare për zhvillimin e vendit. Në paraqitjen kësaj nisme morën pjesë e përshëndetën Ministri i Shtetit për Çështje Vendore dhe Kordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit, z. Bledi Çuçi, dhe znj. Dewi van de Weerd, Ambasadore e Mbretërisë së Hollandës në Shqipëri.
Në fjalën e tij, Z.Auron Pashaj, Drejtori Ekzekutiv i IKAZH, i prezantoi pjesëmarrësit me detajet e projektit, si dhe hapat e ndërmarra deri më sot nga instituti. Sipas Z.Pashaj, mbyllja e shtigjeve për korrupsion nis me përgatitjen dhe vënien në zbatim të ligjeve dhe akteve të tjera rregullatore, të cilat eliminojnë mundësitë ligjore për korrupsion. Synimi përfundimtar i nismës për vlerësimin e hapësirave për korrupsion në legjislacionin shqiptar, të zbatuar nga IDRA, është të pajisë zyrtarët publikë me metodologjinë dhe njohuri për të identifikuar dhe shmangur hapësirat për korrupsion gjatë proçesit të hartimit të akteve ligjore. Zoti Pashaj theksoi gjithashtu rëndësinë e një metoodologji të mirë konsultuar, të ndërtuar në bashkëpunim me ekspertë kombëtar dhë ndërkombëtar, si dhe institucionet shtetërorë si zyra e Koordinatorit Anti-Korrupsion në Shqipëri. IKAZH do të monitorojë ecurinë e këtyre akteve ligjore dhe do t’i paraqesë rezultatet e këtij monitorimi në një portal elektronik, duke i renditur këto akte sipas një treguesi të “rrezikut për korrupsion”. Portali do të shërbejë, po ashtu, për të informuar dhe edukuar publikun mbi këto çështje. IKAZH ka përzgjedhur e trajnuar tashmë 22 juristë me përvojë, të cilët do të shqyrtojnë projekt-akte specifike të përgatitura nga ministritë e linjës apo autoritete të tjera publike dhe do të bëjnë rekomandimet përkatëse.
Ndërkohë, në fjalën e saj, Ambasadorja e Mbretësirë së Hollandës në Shqipëri, Znj.H.E Dewi van de Weerd përshëndeti iniciativën e IDRA për të kontribuar në mënyrë proaktive në luftën ndaj fenomenit të korrupsionit në vend. Znj. Van de Weerd, gjithashtu theksoi rëndësinë e luftës ndaj këtij fenomeni në vazhën e përpjekjeve të Shqipërisë për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Sipas Znj. Van De Weerd, miratimi i reformës në drejtësi, është një hap shumë i rëndësishëm në këtë drejtim, dhe një dështim në këtë aspekt do të kishte pasoja të mëdha në proçeset integruese të vendit. Në të njëjtën kohë Znj. Van de Weerd vlerësoi praninë e Z.Çuçi në event, fakt që, sipas saj, konfirmon vullnetin e mirë të qeverisë shqiptare për të luftuar fenomenin e korrupsionit në vend. Në përfundim të fjalës së saj, ambasadorja shprehu besimin e saj se finalizimi me sukses i këtij projekti do të ishtë një ndihmesë e madhe në lufftën ndaj fenomenit në vend.
Z.Bledi Çuçi, Koordinatori Kombëtar kundër Korrupsionit vlerësoi projektin për “Vlerësimin e Hapësirave për Korrupsion” të Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IKAZH) si një nga më premtuesit në luftën ndaj fenomenit të korrupsionit në vend. Sipas Z.Çuçi, vlerësimi I hapësirave për korrupsion në legjislacionin Shqiptar është pjesë e strategjisë Anti-Korrupsion të qeverisë shqiptare. Ndërtimi i një metodologjie solide për të vlerësuar risqet për korrupsion në legjislacionin Shqiptar, sipas Z.Çuçi, është një faktor kyç që do të përcaktojë suksesin e projektit në fjalë. Z.Çuçi gjithashtu theksoi faktin se synimi kryesor i qeverisë, në bashkëpunim me IDRA dhe aktorë të tjerë të shoqërisë civile, është ta kthejnë praktikën e “Corruption Proofing” në një instrument të detyrueshëm në proçesin e hartimit të legjislacionit në Shqipëri.
Z.Çuçi garantoi mbështetjen dhe bashkëpunimin në plan afatgjatë të qeverisë për IKAZHnë kuadër të këtij projekti. Në kuadër të kësaj garancia, Z.Auron Pashaj dhe Ministri Çuçi firmosën një memorandum bashkëpunimi për koordinimin e mëtejeshëm të punës për përmbusjen me sukses të objektivave të projektit.