IDRA prezanton gjetjet e studimit "Korrupsioni në Shqipëri - Perceptime dhe Përvoja 2015-2016. Ky studim është kryer në kuadrin e një projekti të financuar nga Programi i Granteve, Komisioni i Demokracisë të Amabasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.
Perceptimi i qytetarëve shqiptarë për korrupsionin në vend mbetet i lartë. Pothuajse 89% e qytetarëve mendojnë se korrupsioni është ose "i përhapur" ose "shumë i përhapur" mes zyrtarëve publik. Pothuasje 1 në 3 qytetarë mendojnë se korrupsioni është rritur krahasuar me 3 vjet më parë, ndërsa 37% mendojnë që korrupsioni ka mbetur i njëjti krahasuar me tre vjet më parë. Ashtu si gjetjet e sondazhit te 20101 , qytetarët e shohin shumicën e institucioneve në vend si të korruptuar, duke shënuar një mesatare prej 61 pikësh në një shkallë korrupsioni nga 0 deri në 100 ku 0= "shumë i ndershëm", dhe 100= "shumë i korruptuar".
Kampioni | Nr. i intervistave | Puna në terren | Marzhi i gabimit |
---|---|---|---|
Publiku i Përgjithshëm, Përfaqësues në nivel kombëtar | N=1000 (18+ vjeç) | Janar – Shkurt 2016 | ±3.1% (95% Confidence Interval) |