Pandëshkueshmëria si Perceptim dhe Eksperiencë e Qytetarëve Shqiptar 2014-2015

/files/reports/impunity_2014/IMG_3141Studimi “Pandëshkueshmëria si Perceptim dhe Eksperiencë e Qytetarëve Shqiptare” i kryer nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) me mbështetjen teknike dhe financiare nga “Fondacioni Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (SOROS), bazohet në një Anketë Kombëtare me 1200 persona me moshë 18 vjeç e lart (nga të cilat 200 vetëm  për të rinjtë nga 18-24 vjeç), në një Hulumtim Çilësor me 13 grupe diskutimi duke ndjekur një guidë moderimi me qëllimin për të zbuluar aspekte të tjera shtesë nga çështjet që trajtohen në pyetësor, si dhe 6 Intervista në Thellësi me aktorë të ndryshëm për të marrë përshtypje dhe sugjerime shtesë mbi mënyrat e përballjes me fenomenin e pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Synimi i përgjithshëm i këtij studimi është matja e nivelit të perceptimit të fenomenit të pandëshkueshmërisë në Shqipëri, kuptimin e fenomenit nga publiku, rolin e institucioneve të ndryshme në përhapjen e luftës ndaj fenomenit, si dhe faktorëve (kulturor, social, ekonomi) të cilët influencojnë ekzistencën e tij.

 Press release (en)

 Fact Sheet (en)

 Fact Sheet (al)

 Full PDF Report (al)

 

 

 

 

GJETJET KRYESORE

Pavarësisht se sa aktivë dhe të përfshirë janë, qytetarët shqiptarë shprehen përgjithësisht të interesuar për zhvillimet e ndryshme sociale, politike apo ekonomike në vend. Të pyetur se sa të interesuar janë për zhvillimet e ndryshme sociale, apo ekonomike në vend, 67% e të intervistuarve shprehen “deri diku të interesuar” (35%) ose “shumë të interesuar” (32%). Ky interes është pothuajse i njëjtë midis meshkujve dhe femrave, me një tendencë pak më të lartë tek meshkujt (67% vs. 62%). Interesi per këto çështje ndërmjet të rinjve 18-24 vjec eshte disi me i vogel se ai ndermjet te rriturve mbi 24 vjec (59% vs. 65%).

Ekonomia është kryefjala e problemeve me të cilat përballet Shqipëria sipas qytetarëve. Ne shkallën e rëndësisë, kur u duhet të zgjedhin, Ekonomia, Papunësia dhe Varfëria eklipsojnë problemet e tjera në mëndjet e qytetarëve.   Ekonomia shihet si problemi kryesor me të cilin përballet vendi, nga 37% e të intervistuarve, e  ndjekur nga papunësia, përmëndur gjithashtu nga 34% e qytetarëve. Megjithate kur u duhet ti vlerësojne më vete si sfida, Korrupsioni dhe Pandëshkueshmëria shihen si sfidat më të mëdha të vëndit nga 85% dhe 74% e të anketuarve respektivisht.

Media në Shqipëri – edhe “heroike” edhe “e tulatur”.  Media, konsiderohet gjerësisht nga qytetarët shqiptarë si aktori më i suksesshëm në investigimin dhe raportimin e shkeljeve të ligjit nga zyrtarët e lartë publik duke lënë pas institucionet që e kanë detyrë funksionale këtë gjë. Rreth 86% e të anketuarve e konsiderojnë median si aktor të sukseshëm në këtë drejtim krahasuar me 42% që konsiderojnë Policinë dhe vetëm 17% që konsiderojnë Prokurorinë. E megjithatë, janë rreth 62% e të anketuarve që thonë se Media është e kufizuar nga interesa Ekonomike-Politike, ose që mediat kritike me qeverinë ndodhen në presion të vazhdueshëm ekonomik dhe politik (64%).

Pavarësisht se Korrupsioni, Shkelja e Ligjit dhe Pandëshkueshmëria shihen si probleme të mëdha, shumë pak qytetarë deklarojnë se janë përfshirë në aktivitete që denoncojnë veprimtari të tilla. Rreth 7 persona ndër 10 të pyetur, deklarojnë se Pandëshkueshmëria është një fenomen shumë i përhapur në Shqipëri. Pjesa tjetër deklarojnë se është një fenomen “deri diku i përhapur”. Pavarësisht kësaj mase të madhe, vetëm 10% e të anketuarve deklarojnë se kanë marrë pjesë në ndonjë protestë apo marshim për të denoncuar fenomene të tilla. Me të paktë janë ata që kanë takuar ndonjë zyrtar për këtë arsye, që kanë nënshkruar ndonjë peticion apo që kanë denoncuar në rrjete sociale.

Gatishmëria për të raportuar shkelje  ligjore me sfond korruptiv nuk është  shumë e madhe midis qytetarëve.  Vetëm 36% e të anketuarve deklarojnë se  janë “shumë të gatshëm” të raportojnë  manipulime me një tender në punën  e tyre. Vetëm 40% do të raportonin  falsifikim dokumentash nga eprori i tyre  dhe vetëm 39% do të raportonin një koleg  që ka pranuar një rryshfet duke favorizuar  një kompani/person tjetër. Megjithëse  skenaret janë hipotetike dhe personat  e pyetur mund të shprehen lirisht, këto  shifra tregojnë për një ngurrim në një pjesë
të madhe të qytetarëve për të denoncuar  ose raportuar fenomene korruptive. Për  kontrast, rreth 60% e atyre, deklarojnë se  do të raportonin “vjedhjen me dhunë të një personi”, një skenar që paraqet veprimtari  kriminale por jo me sfond korruptiv.

Pandëshkushmëria shihet nga pothuajse të gjithë qytetarët e intervistuar (96%) si një fenomen gjerësisht i perhapur në Shqipëri. Megjithatë,ekziston një kontrast i thellë midis asaj çfarë mendojnë qytetarët përsa i përket mundësisë që ata vetë të
ndëshkohen për shkelje ligjore dhe asaj që ata mendojnë se ndodh me një zyrtar të lartë për të njëjtat shkelje. Ligji sipas
tyre ndryshe vepron për ata (si qytetarë të thjeshtë) dhe ndryshe për një person të veshur me pushtet. Të vendosur përpara disa skenarëve
hipotetike për shkelje të ndryshme ligjore, të anketuarit kanë dhënë përgjigje se sa mundësi ka që ata të kapen dhe të ndëshkohen për to1.
Indeksi i Pandëshkueshmërisë Personale shënon 62 pikë në shkallën nga 0 deri në 100, kurse Indeksi i Pandëshkueshmërisë së Zyrtarëve të lartë shënon vetëm 25 pikë në po të njëjtën shkallë dhe për të njëjtat shkelje.Perceptimi që qytetarët kanë, qartësisht tregon se sipas tyre mundësitë që një zyrtar të kapet dhe të dënohet për shkelje të ligjit janë shumë të pakta. Edhe pjesëmarrësit në fokus grupe mendojnë se zyrtarët e lartë ushtrojnë influencën e tyre mbi institucionet ligjzbatuese, në mënyrë që hetimet ndaj tyre ose të mos nisin fare, ose që të mos çojnë asnjëherë në një përfundim konkret. 

/files/reports/impunity_2014/IMG_3259Është interesante të vihet re se skenaret ku transaksioni korruptiv është më i dukshëm (“Paguani dikë nën dorë në një institucion për të marrë një shërbim” dhe “Ndërhyni për të punësuar një të afërm/të njohur jashtë procedurave”) janë edhe ato që kanë shënuar më pak pikë në shkallën e mundësisë për tu ndëshkuar.

Indeksi i Pandëshkueshmërisë i ndërtuar  mbi këto skenare shënon 38 pikë në një  shkallë nga 0 deri në 100 ku 0=Akuza injorohet plotësisht, 50=Hapet një hetim  por nuk arrin në konkluzione dhe 100  = Përgjegjësi procedohet dhe dënohet. Me perjashtim të skenarit 5 “Pedagogu që merr rryshfet” i cili ka shënuar 51 pikë (gjithsesi në mesin e shkallës) të gjithë skenaret e prezantuara kanë  shënuar më pak se 50 pikë. Një rezultat i tillë tregon një mosbesim të theksuar të  qytetarëve se fenomene të tilla korruptive (pavarësisht nuancave të transaksionit korruptiv) mund të kapen dhe të dënohen. Bie në sy sidomos skenari i 8, ku qytetarët pyeten se çfarë ndodh nëse në një seancë parlamentare bëhen akuza konkrete për korrupsion, vjedhje, trafiqe për një deputet të palës tjetër. Besimi se hapet ndonjë hetim dhe dikush dënohet për këto akuza është më i ulëti për këtë skenar duke shënuar vetëm 26 pikë në shkallën 100-pikëshe.

Kampioni dhe marzhi i gabimit

Kampioni Nr. i Intervistave Periudha e terrenit Marzhi i gabimit
Publik i gjerë,  Përfaqësues kombëtar  1200 (18 vjec +) Nentor-Dhjetor 2014 ±3.2% (95% Interval Besueshmerie)
Hulumtim Cilësor 13 Grupe te Fokusuara Nentor-Dhjetor 2014  
Intervista të Thelluara 6 Intervista Dhjetor- Janar  

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago