Sondazhi mbi “Eksperiencën dhe Perceptimin e Performancës së Qeverisjes Vendore” u organizua në kuadër të projektit mbi “Vlerësimin e niveleve të korrupsionit në bashkitë Fier dhe Lushnje, si dhe fuqizimië e kapaciteteve të qeverisjes vendore dhe shoqërisë civile për të ndërvepruar dhe bashkëpunuar më nga afër në luftën ndaj korrupsionit.Fokusi i këtij projekti është të fuqizojë ndërveprimin midis qeverisjes lokale dhe shoqërisë civile duke inkurajuar dialogun dhe duke garantuar instrumentat për bashkëpunim, duke siguruar transparencë dhe llogaridhëne ne nivelin e qeverisjes lokale, si dhe duke zvogëluar potencialin për korrupsion. Projekti u zbatua në bashkëpunim me bashkitë e Fierit dhe të Lushnjes dhe synonte të arrinte dy objektiva:
Sondazhi mbi Perceptimin e Korrupsionit në Zonat Urbane në bashkitë Fier dhe Lushnjë u zhvillua për të kuptuar më mirë perceptimin publik mbi korrupsionin, shërbimet e ofruara, transparencës dhe përvojave të korrupsionit në ndërveprimet me qeverisjen lokale.
Në total u zhvilluan 1000 intervista ballë-për-ballë (500 intervista për Fierin, dhe 500 për Lushnjen).