Reforma në drejtësi - Sondazhi i Opinionit Publik

Përshkrimi i projektit

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) ka kryer një sondazh publik për të vlerësuar njohuritë, mbështetjen, dhe pritshmëritë e qytetarëve mbi përpjekjet aktuale për të reformuar sistemin e drejtësisë në vend. Sondazhi u bë i mundur përmes mbështetjes financiare të Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë (OSFA) si dhe Ambasadës Amerikane në Shqipëri.Për këtë sondazh, IDRA zhvilloi 1000 intervista ballë për ballë, bazuar në një kampion përfaqësues kombëtar me qytetarë të moshës mbi 18 vjeç. Sondazhi u krye gjatë periudhës Janar-Shkurt, 2016.

Njohuritë mbi reformën në drejtësi:

  • Shumica e qytetarëve shqiptarë e konsideron veten “të informuar” mbi reformën në drejtësi (14% “shumë të informuar” dhe 49% “deri diku të informuar”). Burimi kryesor i informacionit për këtë çështje është televizioni (95% e të intervistuarve). Televizoni pasohet nga mediat Sociale (12% e të intervistuarve), të cilat janë në avantazh ndaj formave më tradicionale i medias të tilla si Gazetat (9%).
  • Qytetarët shqiptarë besojnë se BE dhe Ambasada Amerikane në Tiranë mbështesin plotësisht reformën në drejtësi (90% besojnë se secili nga këta dy aktorë ndërkombëtarë mbështet reformën). Këto institucione ndiqen nga “Komisioni i Venecias” (77% e të intervistuarve).
  • Qytetarët shqiptarë nuk kanë njohuri të detajuara mbi ndryshimet e propozuara nga reforma në drejtësi. Vetëm 1 në 5 qytetarë pretendon të jetë në dijeni të ndonjërit nga ndryshimet e propozuara në draft. Ndërkohë, shumica e qytetarëve të cilët pretendojnë se janë në dijeni të ketyre ndryshimeve, pret që Prokuroria e Përgjithshme (72%) Këshilli i Lartë i Drejtësisë (66%) dhe Gjykata e Lartë (65%) të jenë institucionet, përgjegjësitë dhe autoriteti i të cilave do të ndryshojnë më shumë pasi reforma të zbatohet.

Mbështetja për reformën në drejtësi:

  • Publiku i gjerë mbështet fuqimisht nevojën për një reformë në sistemin e drejtësisë. 91 % e të intervistuarve ose e mbështesin “plotësisht” (64%) ose “deri diku” (27%) nevojën për një reformë të tillë. Niveli i mbështetjes megjithatë ndryshon në varësi të nivelit të informacionit të qytetarëve (sa më shumë të informuar janë qytetarët mbi reformën, aq më shumë ata e mbështesin atë). Mbështetja për këtë reformë është e gjerë pavarësisht pozicionimit politik (të majtë, qendër, dhe të djathtë).
  • Qytetarët shqiptarë besojnë se “gykatësit dhe prokurorët” janë kategoritë më pak të interesuara për reformën (vetëm 17% dhe 18% e qytetarëve mendojnë se këto grupe janë “shumë të interesuar” për reformën). Të intervistuarit besojnë se komuniteti ndërkombëtar është më shumë i interesuar për reformën krahasuar me scilin prej aktorëve vendas (më shumë se 3 në 4 qytetarë besojnë se BE-ja dhe Ambasada Amerikane janë “shumë të interesuar” për reformën, ndërkohë që maksimumi vetëm 1 në 2 qytetarë besojnë se ndonjë nga aktorët vendas, qoftë qeveria apo partitë politike, janë “shumë të interesuar” për këtë reformë).
  • Qytetarët gjithashtu besojnë se institucione të ndryshme duhet të bëhen gjerësisht pjesë e proçesit të miratimit të reformës. Të pyetur sa i rëndësishëm është miratimi i reformës nga një listë aktorësh të interesuar, në një shkallë nga 1 në 10 ku 1=”jo e rëndësishme” dhe 10= “shumë e rëndësishme”, qytetarët shënojnë një mesatare prej 7 pikësh apo më shumë për shumicën e aktorëve (përfshirë këtu partitë kryesore politike, qeverinë dhe komuniteti ndërkombëtar).

Pritshmëritë nga reforma në drejtësi:

  • Shumica e qytetarëve shqiptarë (65%) janë optimistë për shanset që ka reforma në drejtësi për tu miratuar nga parlamenti brenda vitit 2016. Megjithatë, ata (66%) gjithashtu mendojnë se do të ketë grupe/organizata/individë të cilët do të përpiqen ta pengojnë miratimin e kësaj reforme në parlament.
  • Edhe pse optimist për “miratimin” e reformës, qytetarët shfaqen deri diku të kujdesshëm kur pyeten nëse reforma do të zbatohet me sukses. Në një shkallë nga 1 deri në 7, ku 1=aspak e suksesshme dhe 7= shumë e suksesshme, qytetarët shënojnë një rezultat mesatar prej 4.9 pikësh. Ndjesitë e qytetarëve lidhen me faktin se edhe pse bien dakord që reforma do të “luftonte pandëshkueshmërinë” (79%) dhe do të “rriste efikasitetin dhe profesionalizmin e gjykatave” (82%), ata gjithashtu mendojnë se reforma mund të jetë “rezultat i negociatave politike të cilat mund të ndikonin negativisht suksesin e saj” (52%), ose që “njerëzit që janë pjesë e sistemit gjyqësor janë të korruptuar, dhe si rrjedhojë ndryshimi i sistemit nuk do të garantonte përmirësimin e tij” (60%).

 Kampioni dhe marzhi i gabimit

Kampioni Nr. i intervistave Puna në terren Marzhi i gabimit
Popullata e Përgjithshme Përfaqësues Kombëtar

N=1000 (18+ vjeç)

Janar – Shkurt 2016 ±3.1% (95% Interval besueshmërie)

 Fact Sheet (en)

 Fact Sheet (al)

 PDF Report (en)

 PDF Report (al)

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago