Donator: Chemonics International / USAID
Periudha e Zbatimit: 2009 – 2011
Vlera :16,475,529 ALL
Pershkrimi:
MCAA2 bazohet në suksesin e arritur gajtë fazës së parë ( Shtator 2006- Tetor 2008) në vendosjen e disa sistemeve elektronike për e-qeverisje: one-stop-shop për regjistrimin e bizneseve, sistemin elektronik per e-tenderat, dhe e-shërbimet për taksat. Programi MCC Shqipëri II (2008-2011) mbështet reformat në fushat e mëposhtme:
Licensimi i Biznesve: Në vazhdim të modelit të suksesshëm të Qëndrës Kombëtarë të Regjistrimit, aktivitetet e MCCA2 përfshijnë krijimin dhe mbështetjen e veprimtarisë së Qëndrës Kombëtarë të Licensimit (QKL) në Tirana dhe qytetet e tjera, duke ofruar shërbime në one-stop-shop.
Planifikimi i Territorit: Bazuar në Ligjin për Planifikimin e Territorit të Prillit 2009, MCAA2 synon të themelojë një Regjistër të Planifikimit të Territorit i cili do të rrisë transparencën dhe do të zvogëlojë mundësitë për korrupsion në planifikim dhe proceset e dhënies së lejeve përmes aplikimit të aplikacioneve IT, të cilat do të pilotohen gjithashtu në bashkitë Tiranë, Shkodër, Fier, Vlorë, dhe Pogradec.
Angazhimi i sektorit Private dhe Shoqërisë Civile: Përmes asistencës që synon rritjen e kapaciteteve dhe nënkontraktimeve, MCCA2 mbështet kontributin e organizatave të shoqërisë civile në monitorimin e reformave të mbështetura nga programi, rekomandimet e tyre për ndryshimin e politikave, dhe avokatinë për masa anti-korrupsion të përmirësuara.