Tregu i punes ne media

U prezantuan në ambientet e Fakultetit të Historise dhe Filologjisë, gjetjet e studimit mbi “Hendekun e Aftësive në Tregun e Punës në Media”. Ky studim u realizua nga Departamenti i Gazetarisë dhe Komunikimit, Universiteti i Tiranës dhe Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi me financimin e Ambasadës Britanike në Tiranë dhe mbështetjen e USAID.

Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi ishte pjesë e këtij kërkimin në fazën e parë të tij, pra në atë të diszenjimit të anketave, të metodologjisë dhe mbledhjes e përpunimit të të dhënave. Të dhëna të cilat u analizuan nga tre autorët e këtij studimi, Dr. Mark Marku Prof. Dr. Artan Fuga dhe Ervin Goci. Prezantimi i gjetjeve më të rëndësishme të raportit u realizua nga vetë autorët.

Raporti paraqet rezultate rreth formimit profesional të gazetarëve në kontekstin e tregut të punës në Shqipëri, më specifikisht të tipareve socio-demografike të gazetarëve, përputhshmërisë mes formimit të marrë nga kurrikula universitare dhe nevojave reale të tregut, shpejtësinë e tranzicionit të studentëve nga universiteti në tregun e punës, fleksibilitetin e tregun të punës, mundësitë e tregut dhe statusi socio-profesional i gazetarëve.

Në linkun më poshtë gjeni raportin e plotë: https://bit.ly/2GbCdtv

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago