Panorama e Medias në Shqipëri- studim mbi profesionistët e medias

U prezantuan sot në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, gjetjet e studimit “Panoramën e Medias në Shqipëri”. Studimi me profesionistët e medias u realizua nga Instituti për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA), me mbështetjen e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.

Të pranishëm në eventin e prezantimit ishin: Z. Brian Beckman, Shef i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, Z. Auron Pashaj, Drejtor Ekzekutiv i Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA) Z. Mark Marku, Shef i Departamentit të Gazetarisë dhe Komunikimit pranë Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Z. Lutfi Dervishi, Ekspert i Medias si dhe Znj. Lorena Zajmi, Menaxhere Projektesh & Hulumtuese pranë Institutit për Kërkime dhe Alternativa Zhvillimi (IDRA).

Rekomandimet për adresimin e çështjeve problematike të evidentuara

Në fjalën e tij,  z. Brian Beckman, Shef i Zyrës së Marrëdhënieve me Publikun pranë Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, nënvizoi se Shtetet e Bashkuara e vlerësojnë lirinë e shtypit si përbërës kyç të qeverisjes Demokratike. Shoqëritë demokratike nuk janë të pagabueshme, por ato japin llogari dhe shkëmbimi i ideve qëndron në themel të qeverisjes që jep llogari. Media promovon debat aktiv, ofron raportim investigative, si dhe shërben si forum për të shprehur pikëpamje të ndryshme, sidomos në emër të atyre që janë të margjinalizuar në shoqëri.” Me tej, z. Beckman u shprreh Sot, në Ditën e Lirisë së Shtypit, ju sfidoj të kërkoni dhe tregoni të vërtetën. Mund t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë. Nëse zgjidhni të flisni të vërtetën, ne të na keni në krah.

Raporti “Panorama e Medias në Shqipëri” ofron një kuptim më të mirë të panoramës së medias në Shqipëri, politikave kombëtare të mediave, kuadrit ligjor dhe autoritetit rregullator. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar eksplorimit të mjedisit mediatik në përgjithësi, si dhe sfidat me të cilat përballen profesionistët e medias sot, përfshirë: pavarësinë editoriale; ndikimin e politikës dhe biznesit në linjën editoriale të gazetarëve; sigurinë e vendit të punës për punonjësit e medias; trajtimin dhe vërtetësinë e lajmeve; dhe profesionalizmin e gazetarëve dhe lirisë së mediave në Shqipëri në veçanti.

Si më poshtë renditen 3 prej gjetjeve më kryesore të hulumtimit:

  1. Rreth 17% e profesionistëve të medias deklarojnë se nuk kanë një kontratë pune ose marrëveshje punësimi me median ku punojnë. Kjo shifër shkon deri në 31% (pa një kontratë) kur fokusohesh te të anketuarit e punësuar në mediat jashtë Tiranës. Edhe mes atyre që deklarojnë se kanë një kontratë, rreth 30% e tyre thonë se nuk ndihen "të mbrojtur" nga kontrata e tyre.
  2. Vetë-censura është shumë e zakonshme në mesin e profesionistëve të mediave shqiptare. Të anketuarit mendojnë se ose "pothuajse të gjithë mediat censurojnë vetveten" (41%) ose se "disa media vetë-censurohen" (36%). Lajmet “pezullohen” ose “shtyhen” për shkak të: i) presionit të qeverisë, ii) presionit të partive politike dhe iii) presionit të biznesit.
  3. Rezultate alarmuese vërehen kur të anketuarit pyeten nëse ata mendojnë se "gazetarët abuzohen verbalisht ose psikologjikisht kur kryejnë detyrën e tyre”. Kombinuar, shumica dërrmuese mendon se gazetarët abuzohen verbalisht apo psikologjikisht ‘deri diku” (66%), apo ‘plotësisht’ (19%). Për më tepër, rreth 1 në 3 të anketuar deklaron se ai / ajo vetë është kërcënuar verbalisht apo fizikisht gjatë kryerjes së punës së tyre.

Ky është studim i parë i realizuar në Shqipëri i cili krijon një diagnozë të detajuar të klimës mediatike në vend.  Pjesë e këtij studimi kanë qënë mbi 800 profesionistë të medias nga të gjitha tipologjitë e gazetarise.

 

Raporti i plote "Panoramën e Medias në Shqipëri" ALB - ENG

 

 

Latest Tweets

@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago
@htmlstream At vero eos et accusamus et iusto odio dignissimos. http://t.co/sBav7dm 5 hours ago