Financuesi Fondacioni Shqiperia e Hapur ne Shqiperi- SOROS
Periudha e zbatimit: 5 Maj, 2013 - 13 Shtator, 2013
Vlera: $16,000
Ky projekt kishte is qëllim te ndërtonte dhe zbatonte një projekt të plotë për monitorimin mediatik, sipas kapaciteteve të organizave Shqiptare, si dhe mjedisit politik në vend. Gjithashty projekti synonte të trajnonte organizatat jo qeveritare në monitorimin e mediave.
Objektivat kryesore të këtij projekti ishin: a )trajnimi i një organizate jo qeveritare Shqiptare në monitorimin e medias, për të forcuar kapacitetet monitoruese në vend b)dokumentimi i manipulimeve të mundshme të opinionit publik përmes mediave nga partitë politike dhe krijimi i një platform për diskutimi për propagandë të tillë (objektiv afatshkurtër); c) promovimi I reformave demokratike dhe informimi i publikut për mangësitë në fushën e transmetimeve televizive dhe medias së shkruar, përmes monitorimit profesional, duke lobuar kështu për reformat demokratike, ndryshimet strukturore, dhe një mbulim më pluralist dhe I b alancuar I politikës nga mediat (objektiv afatgjatë), d) mbështetja për transferimin e përvojës dhe kapaciteteve të monitorimit të medias, dhe modeleve të ngjashme.
Projekti bazohej në monitorimin e 16 mediave (televizive dhe medias të shkruar) për 1 muaj